Në Angli interesohen për Asllanin, Interi i vendos çmimin
N

Në Angli interesohen për Asllanin, Interi i vendos çmimin

Kristjan Asllani duket se është në udhëkryqin e radhës të karrierës së tij.

Mesfushori i talentuar shqiptar, ka shkëlqyer përsëri me Kombëtaren, por vazhdon të jetë në diskutim tek Interi, ku shpeshherë merr kritika se nuk po i afrohet niveleve të Calhanoglu në rreshtimin e zikaltërve.

Asllani ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028, por përsëri ekziston mundësia e transferimit gjatë afatit kalimtar të dimrit apo verës.

Interi nuk e ka nxjerrë lojtarin në shitje, pasi Inzaghi gjithsesi vlerëson përkushtimin dhe rendimentin e tij për ato minuta që i rezervon në fushën e lojës. Por situata mund të ndryshojë shpejt.

Portalet pranë klubit zikaltër bëjnë të ditur se sirenat nga futbolli anglez për Asllanin janë shtuar së fundmi.

Mësohet se shuma që do të bindte Interin për shitjen e mesfushorit është rreth 25 milionë euro, duke e vlerësuar këtë si një shifër të arsyeshme për vlerat dhe potencialin që ka lojtari. Mbetet të shihet se cilat klube janë të gatshme të shpenzojnë një shifër të tillë dhe janë gati të negociojnë me zikaltrit për Asllanin.

TË FUNDIT