E rëndë, rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes
E

E rëndë, rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin peruan. Mbrojtësi Jose Hugo de la Cruz Mesa, 39 vjeç, vdiq të dielën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes mes Juventud Belavista dhe Familia Chocca.

Disa futbollistë të tjerë u shtrinë përtokë në momentin që ra rrufeja. Sipas shtypit vendas, është raportuar edhe për të paktën një futbollist tjetër të plagosur. Bëhet fjalë për portierin Juan Choca, i cili ishte më afër viktimës, është në gjendje të rëndë.

Kuptohet që për shkak të tragjedisë, ndeshja mes Juventud Belavista dhe Familia Chocca është pezulluar.

TË FUNDIT