Oklahoma e Cleveland ende të pamposhtura
O

Oklahoma e Cleveland ende të pamposhtura

Plot 15 ndeshje të luajtura dhe të 30 skuadrat e NBA-së kanë zbritur në fushë, një ditë para zgjedhjeve amerikane. Skuadra kampione, Boston, fitoi me shifrat  123-93 në fushën e Atlanta, sfidë ku Tatum realizoi 28 pikë.

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, ende i pamposhtur, që mundi 116-114 Milwaukee, një sfidë emocionuese deri në fund. Fitorja erdhi nga duart e Garland, që realizoi 39 pikë për Cavaliers.

Në kahun tjetër, në Perëndim, në krye të klasifikimit është Oklahoma, që mundi 102-86 Orlando, me dyshen Williams-Shai, që së bashku realizoi 44 pikë për vendasit, që ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.

Detroit fitoi 115-103 ndaj Lakers, ndeshje ku për vendasit u dallua Ivey me 26 pikë, ndërkohë që të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. Si mysafire fitoi Golden State, që falë 24 pikëve të Curry mundi 125-112 Washingtonin.

Rezultatet:
Cleveland – Milwaukee 116-114
Washington – Golden State 112-125
Detroit – Lakers 115-103
Atlanta – Boston 93-123
Brooklyn – Memphis 106-104
Miami – Sacramento 110-111
Chicago – Utah Jazz 126-135
Houston – New York 109-97
Minnesota – Charlotte 114-93
Oklahoma – Orlando 102-86
New Orleans – Portland 100-118
Dallas – Indiana 127-134
Denver – Toronto 121-119
Phoenix – Philadelphia 118-116
Clippers – San Antonio 113-104

TË FUNDIT