Bayer Leverkusen ka pësuar humbje të thellë (0-4) në udhëtim te Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Granit Xhaka, futbollisti i skuadrës gjermane, pas ndeshjes dha një deklaratë, ku u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.
“Nuk mund ta dominosh Liverpolin për 90 minuta, ne e dinim këtë. Por, ne po marrim gola të lehtë, kjo s’duhet të ndodhë, sidomos në këtë nivel”, u shpreh i zhgënjyer Xhaka për Amazon Prime Video.
“Çdo humbje dhemb. Por ne jemi në këtë nivel për të luajtur kundër më të mirëve”, vazhdoi më tej futbollisti shqiptar.
Bayer Leverkusen ka grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve.



