Cristiano Ronaldo nuk njeh as moshë e as limite. Përkundrazi, numrat e tij vijojnë të jenë të “frikshëm”. Sulmuesi portugez gjeti sërish rrugën e rrjetës, në takimin e fundit kundër Al-Ain duke shkuar në kuotën e 908 golave në karrierë.
Vetëm prej se mbushi 39 vjet, Ronaldo ka marrë pjesë me ndikim të drejtpërdrejtë në 41 gola në 45 ndeshje, shifra që tregojnë edhe një herë rendimentin e tij të lartë, pavarësisht moshës.
Nuk është një sekret që Ronaldo kërkon të kap kuotën e 1000 golave në karrierë, një objektiv që do të vijojë ta ndjek për sa kohë fiziku i përgjigjet në mënyrë perfekte.



