Cleveland mbetet skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Lindjes.
Cavaliers së fundi fituan 131-122 në fushën e New Orleans, sfidë ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 29 pikëve.
Fitore të rëndësishme në udhëtim arriti Golden State, që falë 27 pikëve të Stephen Curry fitoi 118-112 në fushën e Boston dhe ngjit shkallët në Perëndim.
Zhgënjen sërish Lakers, që u mund 131-114 në fushën e Memphis. LeBron James realizoi 39 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Në kahun tjetër, tre lojtarë të Memphis realizuan nga 20 pikë, duke bërë diferencën.
Humbjen e parë sezonale e pësoi Oklahoma, që u mund në sekondat e fundit 124-122 nga Denver. Edhe pse të gjithë titullarët e Oklahomas realizuan mbi 10 pikë nuk evituan dot humbjen. Edhe te Denver të gjithë titullarët realizuan në shifër të dyfishtë (Westbrook 29 pikë).
Rezultatet:
Charlotte – Detroit 108-107
Indiana – Orlando 118-111
Atlanta – New York 121-116
Boston – Golden State 112-118
Houston – San Antonio 127-100
Memphis – Lakers 131-114
New Orleans – Cleveland 122-131
Dallas – Chicago 119-99
Denver – Oklahoma 124-122
Phoenix – Miami 115-112
Clippers – Philadelphia 110-98
Sacramento – Toronto 122-107



