Një tifoz i Bayern Munchen ka ndërruar jetë mbrëmë në “Allianz Arena” gjatë ndeshjes së UEFA Champions League.
Ai ishte duke shikuar ndeshjen e klubit të zemrës kundër Benficas, e cila u mbyll me rezultatin 1:0.
Tifozi kishte probleme me shëndetin dhe ndërroi jetë në shkallët e stadiumit.
Edhe pse menjëherë kur gjendja e tij u përkeqësua ndërhyri emergjenca, por nuk arritën ta shpëtonin tifozin në fjalë, i cili thuhet se dha frymën e fundit rrugës për në spitalin më të afërt.
Skuadra nga Gjermania përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime për familjarët e tifozit duke thënë se fitorja ndaj portugezëve ishte krejt në plan të dytë.



