Milwaukke kthehet te fitorja
M

Milwaukke kthehet te fitorja

Ekipi i Milwaukee fitoi 123-100 ndaj Utah Jazz, që ishte fitorja e dytë sezonale, sfidë ku shkëlqeu dyshja Lillard-Antetokounmpo, që së bashku realizoi 65 pikë. Sukses që largon ekipin e Bucks nga fundi i renditjes në Lindje.

Fitore të rëndësishme korri Minnesota, që mposhti 135-119 Chicagon. Të gjithë titullarët e Minnesotas realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Anthony Edwards, autor i 33 pikëve.

San Antonio Spurs, fitoi 118-105 ndaj Portland, ndeshje ku kolektiviteti i vendsave bëri diferencën. Plot 8 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Portland mungoi lojtari-lider.

Rezultatet:
Chicago – Minnesota 119-135
Milwaukee – Utah Jazz 123-100
San Antonio – Portland 118-105

TË FUNDIT