Kylian Mbappe po mendon t’i shkojë deri në fund rrugës së nisur pak ditë më parë kur mësoi se nuk ishte pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet me Izraelin dhe Italinë.
Komisari teknik i Francës bëri me dije se mungesa e sulmuesit ishte një vendim i marrë prej tij dhe ky qëndrim i tij nuk është pritur mirë nga Mbappe.
Sulmuesi po mendon të vendosë veton dhe të mos kthehet më në Kombëtare për sa kohë trajner do të jetë Didier Deschamps.
Gazetari i njohur francez Romain Molina ka bërë me dije se Mbappe i ka kërkuar krerëve të Federatës Franceze të Futbollit që të largojnë trajnerin aktual, pasi mendon se skemat e tij nuk i vijnë më në ndihmë ekipit.
Sipas gazetarit në të njëtën valë janë edhe disa lojtarë të tjerë të Francës, të cilët për momentin nuk duan të ekspozohen.

Mësohet se Mbappe ka gjetur edhe pasardhësin e Decshamps, i cili në rast shkarkimi do të zëvendësohej nga Zinedine Zidane.



