Napoli ka barazuyar 1:1 në udhëtim tek Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Pas barazimit, mbrojtësi shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani ka folur për DAZN.
“Kemi vuajtur shumë në këtë ndeshje, por në fund të fundit, barazimi është më i mirë se humbja. Kemi ende shumë ndeshje përpara nesh. Qëndrimi duhet të jetë i duhuri, luajtëm kundër katër sulmuesve të fortë dhe ishte e vështirë për ne,” tha mes tjerash mbrojtësi kosovar.
Pas këtij barazimi, Napoli vazhdon të kryesojë renditjen me 26 pikë, ndërsa Inter renditet në pozitën e 25 pikë.



