Mediumi turk “demanton” përzgjedhësin Foda
M

Mediumi turk “demanton” përzgjedhësin Foda

Milot Rashica nuk do jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e nëntorit.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda deklaroi se Rashica nuk do jetë në dispozicion të tij për shkak të një lëndimi.

Mirëpo, mediumi turk, TRT Spor ka dhënë lajmin se Rashica aktualisht nuk vuan nga asnjë lëndim.

“Milot Rashica për momentin nuk ka lëndim aktiv. Futbollisti kosovar është në fazën e adaptimit me ekipin gjatë rikthimit në fushë pas lëndimit të mëparshëm të muskujve, si dhe ka luajtur për 25 minuta në ndeshjen e Basaksehirit mbrëmë”, shkruhet në njoftimin e mediumit turk.

TË FUNDIT