Tragjike, futbollisti 22-vjeçar humb jetën në aksident trafiku
T

Tragjike, futbollisti 22-vjeçar humb jetën në aksident trafiku

Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik, të ndodhur një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.

22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante, LDU Quito, shprehu ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të përjetohet përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë”.

Angulo i ishte bashkuar LDU Quito-s si huazim nga Cincinnati i MLS në fillim të këtij viti, duke shfaqur potencialin e tij në fushën e kryeqytetit që nga marsi.

 

 

TË FUNDIT