Duro jep mendimin e tij për Brojën
D

Duro jep mendimin e tij për Brojën

Armando Broja, për shkak se nuk e ka sanuar ende plotësisht lëndimin, do të mungojë edhe dy ndeshjet e muajit nëntor të Kombëtares së Shqipërisë.

Një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të luajë dy sfida finale në “Air Albania”.

I ftuar në “Klan News”, Shpëtim Duro ka folur me superlativa për sulmuesin e Evertonit. Trajneri i mirënjohur ka thënë se Shqipëria rrallë herë ka pasur lojtar të nivelit të Brojës.

“Aftësitë individuale të tij janë shumë të rëndësishme në zgjidhjen e situatave në futboll. Kështu që ai ka ato cilësi që i shërbejnë skuadrës. Sigurisht që duhet të përmirësohet në disa aspekte. Por në gjykimin profesional, rrallë kemi pasur futbollistë të nivelit të cilësive që ka Broja. Është fatkeqësi e madhe që ai nuk po luan te skuadrat ku është. Ai është lojtar i dekadës për ekipin tonë kombëtar”, ka thënë Shpëtim Duro.

TË FUNDIT