Rodri zbulon arsyen që ndikoi për të fituar Topin e Artë
R

Rodri zbulon arsyen që ndikoi për të fituar Topin e Artë

Në fund të muajit tetor, në një ceremoni të zhvilluar në Paris, u zbulua fituesi i “Topit të Artë 2024”.

Fituesi i këtij çmimi prestigjioz u shpall mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.

Ai ishte në garë të ngushtë me sulmuesin dhe mesfushorin e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Jude Bellinghamin respektivisht.

Fituesi i këtij çmimi për shumëkë ishte dilemë, pasi shumica e lojtarëve mendonin se për këtë vit e meritoi Viniciusi ta fitojë.

Tani, përmes një interviste për “Cope”, Rodri ka zbuluar arsyen që sipas tij ka arritur ta fitojë “Topin e Artë 2024”.

“Mendoj se fitova ‘Topin e Artë’ sepse kam qenë i qëndrueshëm. Është aftësia më e vështirë në futboll”, u shpreh mesfushori spanjoll.

“Unë mendoj se kam qenë lojtari më i rregullt në botë këtë vit, po”, vazhdoi ai.

Kujtojmë se, Rodri u bë mesfushori i parë që arriti ta fitojë një “Top të Artë”.

TË FUNDIT