Ylber Ramadani optimist për gjashtë pikë nga dy ndeshjet
Y

Ylber Ramadani optimist për gjashtë pikë nga dy ndeshjet

Ylber Ramadani i vlerësoi të dy kundërshtarët e radhës, Çekinë dhe Ukrainën, ndaj të cilëve Shqipëria do të kërkojë gjashtë pikë.

Mesfushori kuqezi nënvizoi se Kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja takimet.

“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Evropian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pastaj Ukrainën. Nuk do të jetë e lehtë pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne jemi duke u përgatitur. Avantazhi jonë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në “Air Albania”, kjo është një shtysë e madhe për ne”, ka thënë Ramadani.

“Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Unë mendoj që presion kemi gjithmonë, por ne e dimë si ta menaxhojmë dhe e dimë si duhet të luajmë me Çekinë. Atje u mundëm nga duelet dhe topat e gjatë, por mendoj që këtu do të jetë një ndeshje ndryshe. Duhet të futemi në fushë shumë seriozisht dhe ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur”, ka shtuar mesfushori kuqezi.

 

TË FUNDIT