Intervista e dhënë për Benjamin Back është shfrytëzuar nga Vanderlei Luxemburgo që të kritikojë sjelljen e Vinicius Junior në fushë.
Ish-trajneri i Realit të Madridit ka pak konsideratë për mënyrën se si sillet në fushë sulmuesi, i cili shpeshherë e ka parë veten në situata të sikletshme me tifozët kundërshtarë.
“Unë mendoj se ai provokon shumë duke bërë gjëra që nuk duhet”, tha Luxemburgo. Ai përforcon opinionin e tij duke përmendur gjestin e shëmtuar të bërë nga sulmuesi i Realit përballë Joshua Kimichit.

“Unë kam në mendje një skenë në të cilën kundërshtari i jep topin me mirësjellje dhe ai e hedh topin në tokë. Rivali e kap dhe ia rikthen, ai e rihedh në tokë dhe pastaj tallet me djaloshin. Në po të njëjtën situatë është gjendur edhe Modric, i cili pasi merr topin nga kundërshtari nis lojën rregullisht”, kujton Luxemburgo.



