Në një sezon në të cilin Moise Kean po përjeton një rilindje të vërtetë, Fiorentina planifikon të blejë një sulmues tjetër për ta zëvendësuar në rast nevoje. Ish-qendërsulmuesi i Juventusit, me besimin e plotë të ambientit vjollcë, ka shifra të jashtëzakonshme: 8 gola të shënuar në kampionat, plus 3 gola në ‘Conference League’, në 12 ndeshje të luajtura.
Problemi ka të bëjë pikërisht me rastet kur Kean do t’i duhet “të marrë frymë”, duke qenë se i vetmi zëvendësues i pranishëm në skuadër është Kouame.
Fiorentina, shkruan “Corriere dello Sport”, për këtë arsye tashmë po punon të afrojë një zëvendës të Kean në Toskanë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Emri i përzgjedhur është ai i 21 vjeçarit të Cesenas, Cristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar tashmë 10 gola këtë sezon dhe çmimi i tij nuk i kalon 8-9 milionë euro. Për sa i përket skadimit të kontratës së shqiptarit, ky limit është caktuar për vitin 2026.



