Elon Musk e përkrahu Trump-in, skuadra gjermane i hakmerret në këtë mënyrë
E

Elon Musk e përkrahu Trump-in, skuadra gjermane i hakmerret në këtë mënyrë

Skuadra gjermane, St.Pauli ka njoftuar se po braktis platformën ‘X’, e njohur më parë si Twitter, sepse pronari Elon Musk e ka shndërruar këtë hapësirë debati në një përforcues urrejtjeje, të aftë për të ndikuar edhe në fushatën elektorale federale.

Klubi gjerman i futbollit, i cili e përkufizon veten si antiracist, antifashist dhe antihomofobik, ka qenë gjithmonë “pionier” i luftës kundër padrejtësisë nëpërmjet sportit.

Edhe këtë herë nuk mund të ishte ndryshe, çka e tregon vendimi për t’u larguar nga ‘X’, platforma e njohur e rrjeteve sociale, e blerë nga njeriu më i pasur i botës për momentin, Elon Musk, i atashuar hapur në krah të Donald Trump në zgjedhjet e fundit në SHBA, nga janari pjesë e adiministratës re re amerikane.

 

TË FUNDIT