Përveç ndeshjes ndërmjet Rumanisë e Kosovës, sot do të luhen të tjera ndeshje të vlefshme për raundin e 5-të në Ligën e Kombeve.
Në fushë do të zbresë kampionia në fuqi, Spanja. Iberikët do të sfidojnë në udhëtim Danimarkën.
Ndërkohë, Portugalia e Cristiano Ronaldos do të përballet me Poloninë.
Duel interesant pritet të jetë edhe mes Zvicrës dhe Serbisë.




