Ashtu siç pati ndodhur edhe herën e parë, edhe sonte pati thirrje anti-Kosovë nga tribunat.
Përveç kësaj, tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.
Kjo ka bërë që futbollistët e Kosovës të largohen nga fusha dhe të futen në dhomat e zhveshjes.
Tash për tash nuk dihet cili do të jetë fati i kësaj ndeshjeje.



