Zyrtare, “mbyllet” ndeshja, Kosova nuk pranon të dalë në fushë
Z

Zyrtare, “mbyllet” ndeshja, Kosova nuk pranon të dalë në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pranuar të dalë në fushë, teksa gjyqtari doli dhe e mbylli ndeshjen.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Kosovë ka kërkuar që ndeshja të vazhdohet.

Ai ka biseduar me kampin kosovar, duke u thënë se tashmë janë krijuar kushtet që të vazhdohet ndeshja, raporton RTK.

Megjithatë, lojtarët kosovarë kanë qenë të vendosur të mos kthehen dhe ndeshja do të mbyllet dhe më pas do t’i takojë UEFA-s të vendosë për fatin e këtij takimi.

Tashmë mbetet të shihet nëse Kosova do të bëjë ankesa në organet kompetente dhe të presë nëse do të ketë ndonjë dënim.

Deri në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte i barabartë 0-0.

Ashtu siç pati ndodhur edhe herën e parë, edhe sonte pati thirrje anti-Kosovë nga tribunat.

Përveç kësaj, tifozët vendas janë futur në fushë, kanë hedhur edhe ulëse të stadiumit dhe kanë thirrur: “Kosova është Serbi”.

Kjo ka bërë që futbollistët e Kosovës të largohen nga fusha dhe të futen në dhomat e zhveshjes.

TË FUNDIT