Cleveland mbetet ende skuadër e pamposhtur në NBA, duke shënuar fitoren e 15-të radhazi. Cavaliers fituan 128-114 ndaj Charlotte (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë), duke u bërë skuadra e katërt në historinë e NBA-së që regjistrojnë këtë rekord (15 fitore, 0 humbje) në startin e një sezoni.
Skuadra e Memphis e mposhti Denverin me shifrat 104-90, ndeshje ku për vendasit u dallua Jaren Jackson me 20 pikë.
Fitore në sekondat e fundit korri Dallas, që mundi 121-119 Oklahomën. Vendimtar ishin lojtarët e bankinës të cilët shënuan 50 pikë, ndërkohë që P.J.Washinton me 27 pikë ishte lider.
Pa probleme fiton Clippers, që falë 22 pikëve të Zubac e 20 të Harden mundi 116-105 Utah Jazz.

Fitoi edhe Houston, që mundi thellë 143-107 në udhëtim Chicagon (7 lojtarë me nga 10 pikë), ndërsa Portland mundi 114-110 Atlanta, ndeshje ku u dallua Sharpe me 32 pikë.
Rezultatet:
Cleveland – Charlotte 128-114
Memphis – Denver 105-90
Portland – Atlanta 114-110
Washington – Detroit 104-124
Chicago – Houston 107-143
New York – Brooklyn 114-104
Oklahoma – Dallas 119-121
Clippers – Utah Jazz 116-105



