Kosova sonte e mbyll edicionin në Ligën e Kombeve
K

Kosova sonte e mbyll edicionin në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet sot (e hënë) me atë të Lituanisë në kuadër të ndeshjes së fundit në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të jenë nikoqirë të Lituanisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Djelmoshat e Franco Fodas do të synojnë ta mbyllin me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe këtë duhet ta bëjnë përkundër disa mungesave.

Kjo pasi tekniku Franco Foda ka njoftuar mbrëmë (e diel) se për këtë takim nuk do të jenë në dispozicion emra si Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova shkaku i numrit të kartonëve të verdhë.

Përzgjedhësi i Kosovës ka kërkuar nga lojtarët përkushtim maksimal dhe energji duke mos nënvlerësuar aspak kundërshtarin.

TË FUNDIT