Lewandowski arrin shifrën magjike
L

Lewandowski arrin shifrën magjike

Robert Lewandowski është 36 vjeç, por luan sikur të ishte 26. Sulmuesi i Barcelonës, të martën mbrëma, ka arritur kuotën e 100 golave në Champions League.

Në minutën e dhjetë të ndeshjes kundër Brestit, polaku shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit duke arritur numrin 100 me krenari dhe me meritë të plotë, duke kontribuar ndër vite në futbollin evropian.

69 gola ai i ka shënuar me fanellën e Bayernit, 17 me Borussia Dortumund, kurse 14 gola për Barcelonën. Vetëm dy lojtarë kanë më shumë gola se polaku.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 140 gola, ndërsa Lionel Messi 129 gola.

TË FUNDIT