Yjet shqiptarë të futbollit urojnë 28 Nëntorin
Y

Yjet shqiptarë të futbollit urojnë 28 Nëntorin

Yjet shqiptare të futbollit i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë urime për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Granit Xhaka, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e yje të tjerë e kujtuan ditën më të madhe të shqiptarëve përmes urimeve speciale.

“Sot e festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur!”, shkruan ylli shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

Ai e përcolli këtë urim me një fotografi duke e bërë shqiponjën në atë ndeshjen e famshme dhe me siguri më specialen në karrierën e tij kundër Serbisë.

“Urime 28 Nëntori”, shkroi ylli i Lilles, Edon Zhegrova, teksa këtë përshkrim e përcolli me një fotografi me një fans të tij.

“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, shkroi sulmuesi i Mallorcës, Vedat Muriqi, në shqip dhe në turqisht.

TË FUNDIT