Sipas thashethemeve të fundit, të transmetuara nga The Guardian, Jose Mourinho është në garë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Evertonit.
“Toffees” janë në vendin e 16-të në renditjen e Ligës Premiere, vetëm një pikë mbi tri të fundit.
Tani, Mourinho është shfaqur si pretendent për të zëvendësuar Sean Dyche, i cili pritet të shkarkohet pas marrjes së Friedkin Group.
Special One kishte edhe një periudhë të shkurtër te Tottenhami, klubi i vetëm ku nuk arriti të fitonte trofe.
Friedkin Group janë pronarë edhe të AS Roma, andaj ishin personat kryesorë që e angazhuan tek “Giallorossët”, duke fituar trofeun e parë evropian me portugezin, Ligën e Konferencës.



