Broja “i mallkuar”, sërish lëndohet rëndë
B

Broja “i mallkuar”, sërish lëndohet rëndë

Armando Broja duket se është i mallkuar. I futur në fushë në minutën e 68-të në vend të Betos në takimin e FA Cup mes Evertonit dhe Peterborough (2-0), sulmuesi i Kombëtares shqiptare dëmtohet rëndë në momentin e një dyluftimi, ai vendosi keq këmbën në fushë dhe ra në tokë mes dhimbjesh.

Menjëherë futet në fushë stafi mjekësor, që iu deshën minuta të tëra për të stabilizuar me protezë këmbën e sulmuesit shqiptar.

Broja doli me barelë nga fusha mes lotësh pasi pësoi një tjetër dëmtim të rëndë në momentin kur të gjithë prisnin që ai të kthehej në versionin e tij më të mirë.

Përshtypjet për dëmtimin nuk janë aspak pozitive, megjithëse shkalla e saktë e lëndimit do të kuptohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.

 

TË FUNDIT