Guardiola, pas 30 vjetësh, ndahet nga gruaja
G

Guardiola, pas 30 vjetësh, ndahet nga gruaja

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në dhjetor nuk kaloi një periudhë të keqe vetëm në futboll.

Kjo pasi nga Spanja raportohet se është ndarë me Cristina Serra, pas 30 vitesh.

“El Periodico” shton se vetëm njerëzit e afërm u njoftuan, për të shmangur vëmendjen nga mediat.

Prej 10 vitesh ata ishin të martuar, ndërsa në 20 të tjera ishin në lidhje bashkë.

Guardiola tregohet të ketë ruajtur marrëdhënie shoqërore me Cristina Serra.

TË FUNDIT