Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale.
Rivalët e vjetër, Sigal Prishtina e Trepça ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në kryeqytet, konkretisht në palestrën “1 Tetori”, ndërsa ajo e kthimit luhet në Mitrovicë.
Çifti tjetër është ai që përbëhet nga Vëllaznimi e Bashkimi ku pa dyshim pritet rivalitet i madh për të siguruar “biletën” për finale.
E mërkurë:
19:00 Sigal Prishtina – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Bashkimi



