Klubi Tirana e rikthen Bledi Shkëmbin
K

Klubi Tirana e rikthen Bledi Shkëmbin

Bledi Shkëmbi do të kthehet sërish tek Tirana. Ish-kapiteni i Skënderbeut do të jetë përsëri trajner i skuadrës më të shquar të futbollit shqiptar.

Ai do të zërë vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Detyra e Shkëmbit do të jetë tepër e vështirë pasi ekipi kryeqytetas është në vendin e parafundit në renditje, pra në zonën e rrezikshme që të zbret nga kategoria.

Ai rikthehet pas vetëm pak muajve, sepse e drejtoi Tiranën në fillim të këtij sezoni derisa u shkarkua nga presidenti Halili në fund të nëntorit, shkruan abcnews.

Shkëmbi shkëlqeu si futbollist sidomos me Skënderbeun, ndërsa si trajner ka drejtuar disa ekipe si Teutën, Dinamon dhe në Kosovë me Ballkanin e Lirinë e Prizrenit.

TË FUNDIT