Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci
A

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Dy pasagjerë kanë marrë lëndime trupore, pasi që autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci të mërkurën në mbrëmje, raporton “24sata.hr”, përcjell tëvë1.info.

Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.

Siç ka thënë policia e Zagrebit, të gjithë pasagjerët shpëtuan pasi dolën nga dera e shoferit.

TË FUNDIT