Në 2024-ën rreth 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë
N

Në 2024-ën rreth 25% e vdekjeve në trafik ishin këmbësorë

Policia e Kosovës ka bërë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë të gjithë pjesëmarrësit.

Kjo pasi gjatë vitit 2024, rreth 25 për qind e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë, raporton Zeri.info.

Policia po ashtu u ka bërë thirrje edhe këmbësorëve që të kenë kujdes dhe të përdorin vendkalimet.

“ Policia e Kosovës apelon për sigurinë në rrugë!

Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!

Këmbësorë, bëhuni të dukshëm , përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!

Vëmendje! Gjatë vitit 2024, rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë!”, thuhet në komunikatë. /Zëri

TË FUNDIT