Policia ka ndërhyrë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në magjistralen Leposaviq-Jarinje, ku dy vetura janë shkatërruar thuajse plotësisht.
Siç raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, aksidenti ka pasur pasoja të rënda dhe ka lënduar pesë persona me shtetësi maqedonase dhe një tjetër me shtetësi kosovare, përcjell AutoPortali.
Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Kjo ngjarje është konfirmuar nga Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se të 6 të lënduarit ndodhen për trajtim në spitalin e Mitrovicës.



