Si pasojë e motit të stuhishëm me erëra të forta, që filluan në orët e para të mëngjesit, qyteti i Deçanit dhe më pas ai i Pejës kanë përjetuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Një numër i caktuar i konsumatorëve në këtë rajon janë prekur nga këto ndërprerje kështu ka bër me dije KEDS në një postim në Facebook, transmeton Rilindja Shqiptare.
Ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për të riparuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e prekur.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë dhe po bën çdo përpjekje për ta zgjidhur sa më shpejt.



