Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në Pavlan të Pejës.
Nga ky aksident, të lënduar kanë mbetur shoferi dhe dy pasagjere.
“Ka ndodhë një vet aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore i drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetet si dhe dy pasagjere femra.“, thuhet në raportin policor.
Të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësor./AutoPortali/




