Gjatë paradites së sotme, ka ndodhur një aksident me fatalitet në Vushtrri.
Aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës, shkruan AutoPortali.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili tha se lajmin e mori me pikëllim.
”Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Idrizi.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Reagimi i plotë:




