Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, po vazhdon implementimi i planit “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës, transmeton AutoPortali.
“Vetëm sot janë shqiptuar 62 gjoba, prej tyre për mos respektim të semaforit, janë shqiptuar 15 dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.




