Banorët e rrugës ”Demir Vitija” në Prishtinë po përballen me një problem serioz, mbeturinat nuk janë larguar tash e tre javë, duke krijuar shqetësim për higjienën dhe mirëqenien e tyre.
Një banore e lagjes thotë se vonesat në grumbullimin e mbeturinave kanë filluar që nga dhjetori, duke e bërë situatën të padurueshme, njofton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
“Ne jemi taksapagues të rregullt, por mbeturinat nuk po na largohen çdo javë, ashtu siç është e rregulluar me ligj”, shprehet ajo, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Për detajet, ndiqni videon e mëposhtme:



