Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportuesve të Podujevës, sot e kanë mbajtur një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës.
Pas këtij takimi, ata vendosën që ta ndërprenë grevën.
Beqir Mustafa, nga Shoqata e Transportuesve tha për Klankosova.tv se së shpejti do ta formalizojnë marrëveshjen, përcjell AutoPortali.
Ai për Klankosova.tv dha detaje rreth kësaj propozim-marrëveshje.
“Ne u takuam me nënkryetarin e komunës, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit. Ata vendosën që linja të kalojë nga rruga e Zagrebit (ish-tjegullorja), përmes Pallatit të Rinës stacionit të trenit dhe më pas stacionit të autobusëve, për t’u kthyer përsëri”, tha Mustafa për Klankosova.tv.
Derisa Mustafa shtoi se një nga çështjet ende të hapura është numri i stacioneve për transportuesit llapjanë.
“Ne kërkuam dy stacione, por ata na ofruan vetëm një. Tani po diskutojmë me kolegët rreth marrëveshjes”, theksoi ai.
Lidhur me rastin ditë më parë ka raportuar Klankosova.tv.



