LDK në Gjilan për magjistralen Gjilan-Ferizaj: Miliona euro të shpenzuara për rrugë të shkatërruar
L

LDK në Gjilan për magjistralen Gjilan-Ferizaj: Miliona euro të shpenzuara për rrugë të shkatërruar

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, ka reaguar pas raportimeve për dëmtimet serioze në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

LDK-ja në Gjilan e cilëson këtë si dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe dështimit të qeverisjes aktuale, duke kërkuar nga institucionet kompetente që të mos largohen nga përgjegjësia e tyre.

Sipas LDK-së, projekti i kësaj rruge është devijuar dhe deformuar.
Dëmtimi i rrugës Gjilan-Ferizaj - çfarë thonë nga komuna?

“Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për një rrugë që sot është e shkatërruar dhe e pakalueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke dëshmuar mungesën totale të cilësisë dhe llogaridhënies në menaxhimin e projekteve publike,” thuhet në reagimin e partisë.

Ndërsa rruga ishte asfaltuar vetëm një vit më parë, LDK-ja thekson se nuk mund të lejohet që rrugët të ndërtohen për të zgjatur vetëm disa muaj, duke lënë qytetarët me infrastrukturë të shkatërruar.

TË FUNDIT