Një këmbësor e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së dielës, në Bresje të Fushë Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, policia e ka arrestuar të dyshuarin (shoferin e veturës), dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.




