Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut, shkruan AutoPortali.
Aksidentin për AutoPortali e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe se policia dhe njesitë relevante po merren me rastin.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Janë të lënduar lehtë dhe nuk janë në rrezik. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e trafikut”,tha Gashi./AutoPortali/



