Trafiku i së dielës së Pashkëve është ndërprerë në një autostradë pranë Lancasterit të Anglisë, pas një aksidenti – me gjasë jo të lehtë.
Bëhet fjalë për një aksident i cili thuhet se bllokoi qindra makina dhe shkaktoi vonesa të gjata të trafikut në zonë.
Korsitë ishte thënë se do të qëndrojnë të mbyllura për orë të tëra dhe shoferët duhet të përdorin rrugë të tjera, paralajmëroi policia, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
Por çfarë ra në sy në këtë situatë ishte se njerëzit, përkatësisht shoferët, të gjendur në një situatë të tillë, “shndërruan rrugën në një pikë pikniku”.
Madje disa prej tyre, gjetën kohë të luajnë edhe futboll.




