Cherki afër transferimit te Manchester City
C

Cherki afër transferimit te Manchester City

Manchester City është pranë transferimit të talentit francez, Rayan Cherki, nga skuadra e Lyonit.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, një marrëveshje personale është arritur mes palëve dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brenda orëve në vijim, transmeton AutoPortali.

Cherki pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “Qytetarët”.

Që nga debutimi i tij në sezonin 2019-2020, francezi ka zhvilluar 185 paraqitje me fanellën e Lyonit, duke shënuar 29 gola dhe dhënë 45 asistime. Gjatë këtyre viteve, ai ka ndihmuar skuadrën të arrijë deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

TË FUNDIT