Atmosfera pritet të marrë flakë këtë të premte, më 7 qershor, në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria do të përballet me Serbinë në një ndeshje tejet të rëndësishme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, transmeton AutoPortali.
Dueli nis në orën 20:45 dhe është pjesë e Grupit K, me rëndësi të madhe për vazhdimësinë e kuqezinjve në këtë rrugëtim.
Interesi është në kulm! Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, ndërsa tifozët kuqezi janë të etur për të krijuar një atmosferë elektrizuese dhe për të shtyrë përpara skuadrën drejt fitores. Përveç peshës sportive, emocionet janë të larta për shkak të historikut dhe rivalitetit që mbart kjo sfidë.
Në prag të përballjes, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka apeluar për respektimin strikt të rregullave të sigurisë. Tifozëve u kujtohen procedurat e hyrjes në stadium, si dhe lista e sendeve të ndaluara.
FSHF nënvizon rëndësinë e një mbështetjeje të zjarrtë, por të civilizuar, në mënyrë që gjithçka të zhvillohet pa incidente dhe ndeshja të shndërrohet në një festë të vërtetë të futbollit shqiptar.
Ndeshja Shqipëri-Serbi: FSHF, tifozëve – Rregullat strikte për të hyrë në stadiumN
Ndeshja Shqipëri-Serbi: FSHF, tifozëve – Rregullat strikte për të hyrë në stadium



