“Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim
"

“Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Tensioni rritet para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, që luhet sot (e shtunë), me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të raundit të tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, transmeton AutoPortali.
Por ajo që bie në sy para këtij dueli është mungesa e paralajmëruar e Tifozave Kuq e Zi (TKZ), grupit më të madh të tifozëve shqiptarë, të cilët kanë njoftuar bojkotin e kësaj sfide pas një përplasjeje të hapur me drejtuesit e FSHF-së për shkak të shpërndarjes së biletave për tifogrupet e organizuara.
Në prag të ndeshjes, TKZ ka publikuar disa fotografi me mbishkrime të fuqishme, duke përcjellë qëndrimin e tyre politik dhe moral.
“Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, “Nderi nuk blihet me futboll”, “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13.00 shqiptarëve”, ishin fotografitë me mesazhe të cilat ata i shpërndanë në rrjetet sociale.
Këto mesazhe janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga opinioni publik dhe tifozët.
Ndërkohë, për mbarëvajtjen e takimit janë marrë masa të rrepta sigurie. Rreth 2,000 efektivë policie do të jenë të angazhuar për të garantuar rendin brenda dhe jashtë stadiumit, në një sfidë që ka jo vetëm rëndësi sportive, por edhe ngarkesë emocionale dhe historike.

TË FUNDIT