Ndërkohë që skuadra kishte dalë në nxehmje dhe dhomat e zhveshjes ishin boshatisur, trajneri brazilian ka qëndruar i vetëm aty, duke bërë ecejake për disa minuta me radhë transmeton AutoPortali.
Ndihmësit e tij – Doriva, Zabaleta dhe Ervin Bulku – ishin në fushë duke drejtuar ushtrimet me lojtarët, ndërsa Silvinjo zgjodhi të mbetej vetëm, duke reflektuar në heshtje.
Kjo mënyrë e pazakontë e sjelljes së tij tregon qartë ngarkesën emocionale dhe rëndësinë që ai i jep kësaj sfide vendimtare për ecurinë e kuqezinjve në kompeticion.



