Sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius, transmeton AutoPortali.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.


                                    

