Asfaltohet rruga që lidh disa fshatra në Shtime (FOTO)
A

Asfaltohet rruga që lidh disa fshatra në Shtime (FOTO)

Të enjten është përuruar një rrugë e re 4.2 kilometërshe në Shtime.

Ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu këtë e ka quajtur rrugë të rëndësisë së madhe për banorët e kësaj komune.

Kjo rrugë që lidh fshatrat Carralevë, Pjetërshticë, Dugë dhe Karaqicë tashmë është asfaltuar dhe përfunduar, shkruan AutoPortali.

Aliu ka thënë se kjo rrugë me gjatësi 4.2 kilometra dhe gjerësi prej 4 metrash, është një mundësi e re për zhvillim ekonomik, agroturizëm dhe lidhje më të lehtë për banorët e kësaj ane.

Ky investim i MI-së është bërë në bashkëpunim me Komunën e Shtimes.

Postimi i plotë: 
 

TË FUNDIT