Lajm sensacional vjen nga Turqia, ku trajneri portugez Jose Mourinho dëshiron të sjellë Neymar te Fenerbahçe për sezonin e ardhshëm.
Ylli brazilian, aktualisht te Santos, konsiderohet një opsion i arritshëm për klubin turk, i cili planifikon të aktivizojë klauzolën në kontratë, transmeton AutoPortali.
Neymar ka kontratë me Santos deri në fund të 2025-ës dhe mund të transferohet në Evropë me parametra zero këtë verë.
Fenerbahçe i ka ofruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi, duke u përballur me konkurrencë nga klube si Aston Villa dhe Marseille.
Pas një periudhe të vështirë nga lëndimet, Neymar shpreson të jetë në Kombëtaren Braziliane për Kupën e Botës 2026, dhe transferimi te Fenerbahçe mund të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
Klubet turke, përfshirë Galatasaray dhe Fenerbahçe, kanë bërë transferime të rëndësishme kohët e fundit për të forcuar kampionatin e tyre.


                                    

